LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë rrahet nga njerku i saj në Shtime

Një vajzë rrahet nga njerku i saj në Shtime
Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e bashkëshortes së tij.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:10, në Shtime.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – vajzën  e bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/