Një uragan i fuqishëm godet Rusinë, humbin jetën tre persona – erërat me 100 km/h po shkatërrojnë gjithçka para vetes

Tre persona kanë humbur jetën nga një uragan që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë.
Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. E fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.
Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës.
Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe
Si rezultat i uraganit kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































