LAJMI I FUNDIT:

Një truk i lehtë floktari për një topuz të harlisur nëse keni flokë të hollë

Një truk i lehtë floktari për një topuz të harlisur nëse keni flokë të hollë

Ata bëjnë një topuz të harlisur që duket elegant dhe mund të bartet për çdo rast

Një floktar ndau një truk të thjeshtë në llogarinë e tij në Tik Tok, me të cilin femrat me flokë të rrallë dhe të hollë, do të mund të bëjnë një topuz të harlisur që duket elegant dhe mund të bartet për çdo rast.


Ky parukier, i cili ndiqet nga më shumë se një milion njerëz në Tik Tok, ndan shpesh këshilla për kujdesin dhe stilimin e flokëve me shoqërueset e tij, transmeton Telegrafi.

Shumë femrave u ka pëlqyer truku i fundit për një topuz të harlisur, pasi ky flokë i stilizuar është ideal për një version ditor, por edhe për të dalë në darkë.

“Ky është një truk për të gjitha femrat me flokë të hollë që duan të bëjnë një topuz të përsosur në pak minuta”, ka shkruar parukeri.

♬ Talking to the Moon – Bruno Mars

Në fillim të videos, parukeri fillimisht lidh flokët e një klienteje në një bisht të thjeshtë të lartë, më pas i mbështjell flokët rreth e qark dhe i shton një llastik tjetër gome mbi të.

Më pas e siguron topuzin me dy karfica flokësh dhe me një furçë zbut balluket e vogla të tepërta të mbetura jashtë topuzit.

Rezultati është një model flokësh që i rri mirë çdo gruaje dhe bëhet në vetëm pesë minuta. /Telegrafi/