Në zgjedhjet për kryetar të qytetit Miamit, demokratja Eileen Higgins fitoi ndaj kandidatit republikan Emilio Gonzalez, duke u bërë kryetarja e parë demokrate në gati 30 vjet dhe gruaja e parë në historinë e qytetit që mban këtë post.

Megjithëse gara ishte formalish pa ngjyrime partiake, mbështetja e fuqishme që Gonzalez kishte nga presidenti Donald Trump ngriti interes.


Por, Higgins fitoi në balotazh me rreth 59 për qind të votave - duke i dhënë fitoren një kandidature që përkrah të drejtat e emigrantëve dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, raporton AP.

- YouTube www.youtube.com

Në fushatën e saj, Higgins u angazhua fuqishëm për çështje si strehimi i përballueshëm, transparenca në qeverisje dhe mbrojtja e komuniteteve me shumicë emigrantësh - ndërkohë që kritikonte fort politikat e ashpra më të emigracionit që ishin promovuar nga administrata e Trump.

Fitorja e Higgins konsiderohet një sinjal i rëndësishëm politik për Partinë Demokrate në zonën e Jugut të Floridës, dhe mund të ndikojë në dinamikën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (mesafat 2026).

Si qyteti i dytë më i madh i Floridës, Miami konsiderohet porta e Amerikës Latine dhe tërheq miliona turistë. Rëndësia e tij globale i jep Higginsit një skenë të rëndësishme si kryetare e qytetit. /Telegrafi/