LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet me magnitudë 7.6 godet Japoninë, paralajmërime për cunami – pamje të “kaosit të krijuar”

Një tërmet me magnitudë 7.6 godet Japoninë, paralajmërime për cunami – pamje të “kaosit të krijuar”

Japonia ka lëshuar një paralajmërim të madh për cunami pas një sërë tërmetesh të forta që tronditën zonat perëndimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmetet goditën Ishikawa dhe prefekturat e afërta, me një magnitudë prej 7.6 ballë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.


Ajo lëshoi një paralajmërim të madh për cunami për Ishikawa dhe paralajmërime për cunami të nivelit më të ulët për pjesën tjetër të bregdetit veriperëndimor të ishullit Honshu.

Hokuriku Electric Power tha se po kontrollonte për ndonjë parregullsi në termocentralet e saj bërthamore, tha transmetuesi japonez NHK.

Valë deri në 5 metra të larta besohet se po arrijnë në Noto në Ishikawa, sipas agjencisë meteorologjike.

NHK u bëri thirrje njerëzve që të iknin në “ndonjë tokë të lartë” ose në majë të ndonjë ndërtese aty pranë sa më shpejt që të ishte e mundur.

Koreja e Jugut gjithashtu paralajmëroi se niveli i detit në disa zona përgjatë bregut lindor mund të rritet pas tërmetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori