LAJMI I FUNDIT:

Një stuhi e fortë godet Slloveninë – dy të lënduar, përmbyten rrugët, një tren del nga binarët, dëmtohen disa ndërtesa

Një stuhi e fortë godet Slloveninë – dy të lënduar, përmbyten rrugët, një tren del nga binarët, dëmtohen disa ndërtesa

Një stuhi e fortë në Slloveni shkaktoi daljen e një treni nga shinat, përmbyti rrugët, dëmtoi ndërtesa dhe lëndoi lehtë dy persona që po hipnin në një autobus që u godit nga një shkëmb.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shiu i dendur dhe erërat e forta mbrëmjen e së hënës në pjesën qendrore të vendit malor shkaktuan rënien e gurëve në shinat hekurudhore.

Kështu, një tren që po udhëtonte nga “Zidani Most” për në kryeqytetin, Lubjanë, ngadalësoi shpejtësinë për shkak të stuhisë, por doli nga shinat kur “u përplas” me shkëmbinjtë në shina.


Kompania shtetërore e Hekurudhave Sllovene tha se treni po transportonte rreth 20 pasagjerë.

Shkëmbinjtë ranë gjithashtu në një linjë tjetër hekurudhore në të njëjtën zonë, duke shkaktuar mbylljen dhe vonesat e saj, tha kompania.

Ndërkohë bëhet e ditur se autobusi po lëvizte nga Zagorje ob Savi për në Litija në Slloveninë qendrore.

Ekipet e urgjencës evakuuan pasagjerët pasi u godit, tha agjencia zyrtare e lajmeve STA.

Në qytetin e Litija, shkolla e mesme mbeti e mbyllur të martën pasi stuhia dëmtoi çatinë e saj.

Në Lubjanë disa shtëpi janë përmbytur dhe një makinë ka mbetur e ngecur nën një mbikalim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Kalo në kategori