Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 08:20.


“Është raportuar se një femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/