Nga: Giuseppe Staffa
Përgatiti: Armin Tirana
Pasi është stërvitur nga turqit që kishin pushtuar vendin e tij, Skënderbeu u bë kundërshtari më i fortë i tyre. Një luftëtar gjenial dhe kureshtar, i aftë që të mundte armiq edhe pesë herë më të shumtë në numër se trupat e tij.
Shumë më herët se Garibaldi, ishte një njeri që me shumë të drejtë do ta kishte merituar titullin e “Heroit të Dy Botëve”. Quhej Gjergj Kastrioti, por njihet më shumë me emrin Skënderbeu.
I lindur në një vit të pasaktësuar midis 1404 dhe 1412, në një vend që mund të jetë Mati, Kruja apo Dibra, në Shqipërinë e sotme, ishte i biri i Gjon Kastriotit, zotit të Krujës. Shpejt atij i duhej që të përballej me Muratin e II-të, sulltanin osman që, duke filluar nga viti 1422, u lëshua mbi zotërimet e Perandorisë Bizantine, ku Shqipëria ishte pjesë. Në fund edhe Gjoni kapitulloi. Kushtet e rënda të dorëzimit përfshinin dorëzimin e fëmijëve meshkuj të fisnikëve vendas, që do të mbaheshin peng nga turqit.
Njëlloj me vëllezërit e tij, vogëlushi Gjergj u detyrua që të transferohej pranë oborrit të Muratit. I konvertuar në Islam, ju nënshtrua stazhit shumë të ashpër ushtarak, sipas rregullave të devshirmesë, rekrutimit të detyruar të cilit i nënshtroheshin të rinjtë kristianë që kishin pasur fatin e keq të lindnin në territore të asimiluara apo të qeverisura nga turqit.
Vetëm 17 vjeç, Gjergji u bë oficer i trupës së jeniçerëve që Perëndimi mësoi më vonë t’ia kishte frikën. Që luftonte shumë mirë e dëshmon emri me të cilin hyri në histori: Skënderbe, përkthimi latin i Iskender Bej, fjalë për fjalë i bie “Aleksandër prijësi”. Bej ishte titulli me të cilin identifikohej përgjegjësi ushtarak apo administrative i një njësie administrative osmane; për sa i përket Aleksandrit, nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme: referimi ndaj prijësit maqedonas flet shumë për vlerësimin e fituar nga Gjergji pranë turqve.
Sulltan Murati i II-të mësoi që ta dojë si djalë dhe t’i besonte misione gjithnjë e më delikate në Azi. I kënaqur nga rezultatet, e vlerësoi, duke i dhënë Sanxhakun e Dibrës, në Maqedoninë e sotme, dhe e vuri në komandën e një trupe kalorësiake prej 5,000 njerëzish. Tashmë se kishte në dorë një ithtar tejet besnik, pasi vitit 1430 Murati e dërgoi Skënderbeun në Ballkan për të luftuar kundër serbëve, hungarezëve dhe venedikasve.
Pika e kthesës ndodhi më 3 nëntor të 1443, kur ushtria osmane e drejtuar nga Kara Beu u ndesh me forcat e vojvodës trim transilvanian Janosh Huniadi në afërsitë e Nishit, në Serbi. Në letër, superioriteti turk ishte i padiskutueshëm: 20,000 ushtarë kundër 10,000 hungarezëve, pa llogaritur praninë e të pathyeshmit Skënderbe. Megjithatë, prania e Huniadit arriti që ta hallakasë kundërshtarin, duke e bërë të tërhiqet. Motivi kryesor i disfatës qe pikërisht dezertimi befasues i Skënderbeut, që duke u tërhequr bashkë me 300 ushtarë besnikë, kishte tërhequr pas vetes të gjithë ushtrinë turke.
Në kundërshtim nga sa kishte shpresuar Sulltani, doktrina islamike nuk kishte ngjitur kurrë në shpirtin e Gjergj Kastriotit, që fshehurazi u kishte qëndruar besnik parimeve dhe kredos së transmetuar nga i ati dhe priste rastin e duhur për të reaguar ndaj fatit të tij prej të burgosuri. Me një udhëtim sfilitësh me kalë arriti në mes të natës në Krujë, duke e marrë në dorëzim falë një fermani (mandate mbretëror) fals. Po atë natë, flamuri me gjysmëhënën turke hidhej poshtëm, ndërkohë që në kështjellë shpalosej sërish shqiponja dykrenëshe. Të nesërmen, Skënderbeu “u bë menjëherë kristian”, siç shkroi Gjon Muzaka. Qëllimi ishte i qartë: të përdorej lidhësi religjioz për të çimentuar shpirtrat e ndryshëm shqiptarë kundër një kërcënimi që rrezikonte t’i shfaroste përgjithmonë.
Shqipëria po përgatitej të përjetonte kështu sezonin më të bujshëm të historisë së saj. Kryengritja e nisur më 28 nëntor të 1443, kur në Katedralen e Krujës Gjergji u bë princ, duke shqiptuar shprehjen me të cilën është zakon të shënohen monumentet e tij: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj”. Më 1 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, tokë e Republikës mike të Venedikut, krijohet Lidhja e Popujve Shqiptarë, në të cilën aderuan aleatë të rastësishëm, si Napoli, Venediku dhe Papati. Skënderbeu ia hyri menjëherë punës: duke future rekrutimin e detyrueshëm ushtarak, formoi një ushtri prej 18,000 njerëzish, duke u preokupuar që t’u mësonte rekrutëve të rinj përgatitjen e rreptë të mësuar nga zakoni turk. Siguroi kështu një bërthamë të fuqishme të formuar nga 3,500 njerëz gjithmonë në armë, ndërsa luftëtarët e tjerë mobilizoheshin vetëm në rast nevoje. Qe në krye të këtyre forcave që më 29 qershor të 1444, në rrethinat e Torviollit, në afërsi të Tiranës, Skënderbeu fitoi ndaj forcave të Ali Pashës, i dërguar nga Sulltani turk në kërkim të kokës së “tradhtarit”.
Përveç përleshjeve në fushë të hapur, taktika ushtarake e Gjergj Kastriotit parashikonte edhe teknika guerilase: kur më pak e prisnin, turqit e shikonin veten papritmas të rrethuar dhe të goditur midis maleve apo përgjatë grykave dhe rrëpirave, edhe gjatë natës. Kjo strategji i siguroi suksese të mëtejshme, si ajo kundër Firuz Pashës pranë grykave të Prizrenit në tetorin e 1445 dhe më pas një vit më vonë kundër Mustafa Pashës: të dyja fitoret u arritën në situatën e një disavantazhi numerik të madh.
Ato ndërmarrje i treguan Evropës sesa i fortë mund të ishte shteti i vogël ballkanik që kishte ditur i vetëm t’i kundërvihej kolosit Osman. Papa Eugjeni i IV-të e ekzaltoi kampionin e ri të krishterimit, duke i dhënë titullin e “Atletit të Krishtit”; po aq e ngrohtë qe ndërhyrja e Mbretit të Napolit Alfonsit të Aragonës, që nëpërmjet fitoreve shqiptare i shihte më të sigurta tokat e tij në Pulja. Skënderbeu e pranoi miqësinë e Romës dhe të sovranit napolitan, por vazhdonte t’i jepte fitoreve të tij një domethënie të saktë: ai luftonte për të mbrojtur atdheun shqiptar. Integriteti i botës kristiane i interesonte deri në pikën që të ishte funksionale me ruajtjen e popullit të tij.
Në vitet e mëpasme qe luftë e fortë kundër Muratit. Më 1451 Sulltani do të ndërronte jetë, duke ia lënë vendin të birit, Mehmetit të II-të, një njeriu që jo rastësisht siguroi titullin e Fatihut, “Pushtuesit”. Sulltani i ri i kishte idetë shumë të qarta: të zhdukte krishterimin nga faqja e Tokës. Në rast se Roma shpëtoi, në një masë të mirë kjo i detyrohet rezistencës së dëshpëruar të Skënderbeut dhe sakrificës së popullit të tij. Edhe një herë akoma, më 21 korrik të 1452, ai arriti të shpartallojë ushtritë e Hamza Beut dhe Tulip Pashës, duke zbatuar një taktikë novatore, që i çorientoi radhët armike.
Në prillin e 1453, në Shkup, Gjergj Kastrioti u ndesh me komandantin e radhë turk, Ibrahim Beun, të cilin e mundi dhe e vrau. Pak kohë më pas, më 29 maj, do të binte Kostandinopoja: Mehmeti kishte qenë i aftë të realizonte me sukses ndërmarrjen që nuk e kishte arritur askush gjatë 11 shekujve të mëparshme (nëse përjashtohet periudha e shkurtër e vitit 1204, në të cilën qyteti qe viktime e një kryqëzate vëllavrasëse). I pajisur me këtë sukses, Sulltani u ngut që t’i japë fund çështjes shqiptare. Por, kishte nevojë për kohë që të formonte një ushtri që të plotësonte nevojat e tij. Hyri në tratativa për një armëpushim, të cilin Gjergj kastrioti e pranoi, duke nënshkruar një paqe të ngutshme më 27 prill të vitit 1461, transmeton bota.al.
Skënderbeu mund të zbarkonte kështu në Itali dhe t’i përgjigjej thirrjes së Ferrantit të Aragonës, që pasi kishte pasuar babain Alfons më 1458 iu desh që të përballej me revoltën e baronëve në favor të Xhovanit, pretendentit anzhuin të fronit të Napolit. Më shumë se besnikëria ndaj aragonezëve, atë e kishte shtyrë këmbëngulja me të cilën papa i ri, Piu i II-të, sponsori i tij shumë bujar, i kishte këshilluar ndërhyrjen. Për ta bindur që të kalonte Adriatikun, Ati i Shenjtë i kishte premtuar se do ta vinte në krye të një kryqëzate të afërt kundër turqve; mbi të gjitha, e kishte bërë që të shijonte mirazhin e vënies së kurorës të Mbretit të Shqipërisë në kokën e tij.
Më 18 gusht 1462, në Orsara të Puljas, Skënderbeu u bë faktori kryesor i fitores aragoneze. Si shenjë mirënjohjeje, Ferranti i dha feudet e San Giovanni Rotondo dhe Monte Sant’Angelo në Pulja. I mbushur me nderime, Gjergj Kastrioti u kthye në atdhe dhe, duke grisur traktatin e mëparshëm, rifilloi luftën kundër turqve. Mehmeti dërgoi 14,000 njerëz nën komandën e Sheremet Beut, por Gjergji i futi në kurth në afërsi të Liqenit të Ohrit dhe i bëri copë-copë.
Qe në këtë moment që mbi kokën e heroit u përplas tjegulla proverbiale fatale. Teksa shkonte drejt Durrësit, mori lajmin e vdekjes së Atit të Shenjtë. Me vdekjen e Piut të II-të, ëndrra e një armate të madhe kristiane antiturke u tret si dëbora në diell: Skënderbeu shikonte që t’i dështonte sa hap e mbyll sytë kurorëzimi si Mbret i Shqipërisë dhe ngritja në gradën e komandantit të përgjithshëm të ekspeditës së shenjtë. Mehmeti përfitoi nga izolimi total i luftëtarit dhe ndërmori një ofensivë mjaft të egër, e udhëhequr nga Ballaban Pashë Badera.
Skënderbeu e mundi katër herë të mira, por tashmë Shqipëria ishte në fundin e forcave dhe, si një vendim të paralajmëruar, priste ardhjen e pjesës më të madhe e ushtrive të Mehmetit: diçka si 150,000 njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Në mesin e qershorit 1466 Sulltani rrethoi Krujën, kundër mureve të së cilës u përplas për gjashtë muaj. I frustruar, u kthye në Turqi, duke e lënë Ballabanin që ta vazhdonte rrethimin me 70,000 ushtarë. Skënderbeu rrëshqiti drejt Romës për të kërkuar ndihmë, por papa i ri, Pali i III-të, nuk shkoi më tej se disa fjalë për t’i bërë qejfin.
Gjergji u kthye në Shqipëri në kohë sa për ta çarë rrethimin me një ngarkesë të dëshpëruar, në një përleshje që e pa në inferioritet numerik deri në raportin pesë me një. Një vit më pas, Mehmeti u paraqit sërish në Krujë në krye të 150,000 njerëzve, që realizuan të njëjtin skenar si herën e kaluar. Skënderbeu nuk mundi të gëzohej shumë për fitoren e tij të radhës: ishte i vetëdijshëm se fati i tokës së tij tashmë ishte shënuar dhe, megjithëse të mundur, turqit do të ktheheshin gjithmonë, më të vendosur dhe më të shumtë se më parë. Në një tentativë të dëshpëruar, kërkoi që të rikompensojë lidhjen kristiane, por koha e aleancave kishte kaluar.
I prekur nga një ethe malarike, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë më 17 janar 1468. Popullit të tij, përpara të cilit hapej tani porta e humbjes së pashmangshme dhe e ekzilit pasues, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të kapej pas kujtimit të tij, që e shndërron luftëtarin e madh në heroin e një kombi të tërë. /Medievo Misterioso, Nr.20/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme