LAJMI I FUNDIT:

“Një robot për çdo fëmijë”, ka për qëllim digjitalizimin e shkollave fillore publike të Kosovës

“Një robot për çdo fëmijë”, ka për qëllim digjitalizimin e shkollave fillore publike të Kosovës

Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) është platformë edukative jo-formale e cila organizon garën më të madhe të robotikës për shkollat fillore dhe institucionet e tjera edukative të Kosovës që punojnë me fëmijë të grupmoshave 6-15 vjeç.

Përmes organizimit të garës më të madhe të robotikës, KML u jep mundësinë të gjithë fëmijëve pa dallim të bëjnë hapat e parë në fushën e robotikës dhe të realizojnë aktivitete të ndryshme me fokus në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë).

Deri më sot, KML ka shpërndarë gjithsej 2100 robotë edukativ falas për 234 institucione edukative të 30 komunave të Kosovës, prej të cilave janë përfshirë mbi 4500 nxënës dhe mbi 500 mësimdhënës.

Për katër vite me radhë në garën e robotikës janë përdorur robotët edukativ mBot, kurse që nga shtatori i vitit 2022, liga është përditësuar me pajisjen e re micro:Maqueen Plus. Kjo pajisje e re ka kosto më të ulët, ofron programimin në dy gjuhë programuese dhe funksionon me anë të pllakës micro:bit, me të cilën shumica e shkollave fillore publike veçse janë të pajisura.

Duke qenë organizatë jo-përfituese, KML tërë mbështetjen e saj ndër vite e ka arritur përmes donacioneve të ndryshme të ofruara kryesisht nga donatorë të huaj.

Këtë vit, gara e robotikës po mbështetet nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

 Cili është qëllimi ynë?

Qëllimi ynë kryesor është sigurimi i sa më shumë robotëve edukativ në mënyrë që të shpërndahen falas në shkollat fillore publike të Kosovës, duke arritur kështu digjitalizimin e tyre. Kjo do të mundësonte që sa më shumë fëmijë të përfshihen në një qasje të re të edukimit, ku teknologjia përdoret vetëm si mjet për të nxitur te fëmijët të menduarit kritik dhe kreativ, punën në grup dhe komunikimin, aftësi këto të domosdoshme për të përballuar sfidat e shekullit në të cilin po jetojmë.

Përmes kampanjës “një robot për çdo fëmijë”, ne synojmë të arrijmë pajisjen e të paktën 50% të shkollave fillore publike në vend, kështu që sa më shumë fëmijë të moshave 6-15 vjeç të mund të prekin botën e robotikës.

Në këtë mënyrë, në shkollat fillore publike të vendit do të krijohet një ambient gjithpërfshirës dhe i shëndoshë, ku fëmijët pa dallim gjinie, moshe dhe etnie ndihen të lirë të eksplorojnë dhe të frymëzohen si liderë të ardhshëm në shkencë dhe teknologji.

Si do të na ndihmojë mbështetja juaj?

Deri më sot, përmes donacioneve KML ka arritur që të pajisë 25% të shkollave fillore të Kosovës me robotë edukativ falas, duke i përfshirë në garën tonë edukative.

Përmes mbështetjes suaj, ne do të mund të arrijmë përfshirjen e të paktën 50% nga totali i shkollave fillore publike në vend.

Prandaj, fondacioni ynë ju fton që t’i bashkoheni kampanjës “një robot për çdo fëmijë” që bashkarisht ta bëjmë të mundur këtë. Ne ju jemi mirënjohës nëse vendosni të kontribuoni, por jo vetëm, ne ju jemi falënderues nëse ju e shpërndani kampanjën tonë me shoqërinë tuaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori