Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor, e njohur si RYCO, është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare e themeluar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet shkëmbimeve rinore.
Për të na shpjeguar më shumë rreth RYCO kemi zhvilluar një intervistë me drejtuesen e degës locale të RYCO në Kosovë Zonjën Krenare Gashi-Krasniqi.
Intervistë me drejtuesen e Degës lokale të RYCO në Kosovë
• Çfarë është Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor?
Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor, e njohursi RYCO, është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare e themeluarnga gjashtëvendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet shkëmbimeve rinore (youth exchanges). Marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor u nënshkrua në Paris në 2016-tën, nga gjashtë kryeministrat në fuqi të rajonit, për të rritur dhe përforcuar bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, RYCO promovon pajtimin, tolerancën, paqen, bashkëpunimin dhe dialogun rajonal perms mbështetjes dhe financimit të projekteve që bashkojnë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.
• Çka e bën të veçantë RYCO-n si mekanizëm rajonal?
Rrallë here ndodhë t’i shohim gjashtë qeveritë e Ballkanit të pajtohen rreth një çështje dhe të ndërtojnë diçka së bashku me vullnet. RYCO është një nga ato pak raste. Aspekt tjetër që e bën me të veçantë këtë institucion është edhe struktura vendimmarrëse (co-management) të RYCOs ku në bordin drejtues si organi më i lartë vendimmarrës kemi gjashtë ministrat e rinisë nga rajoni dhe gjashtë përfaqësues të të rinjve nga secili vend. Të 12 anëtarët e bordit kanë të drejta të barabarta dhe parim i vendimmarjes është konsensusi.
Dhe sigurisht përfshirja e shoqërisë civile bashkë me qeveritë në gdhendjen e idesë së RYCO, e bën edhe më unik këtë mekanizëm. Pra, që nga fillimi shoqëria civile dhe qeveritë kanë punuar bashkë deri në themelimin e këtij mekanizmi unik.
• Cili është qëllimi i saj?
Qëllimii RYCO-s bazohet në mënyrë direkte në punën për një rajon më të mire ku bashkëpunimi, paqja, dhe tolerance mbizotërojnë. Vizioni i RYCO-s bazohet në mbështetjen e një të ardhmeje më të mire për të rinjtë e rajonit. Prandaj, për të arriturqëllimet e vendosura, RYCO mbështet organizatat e shoqërise civile dhe shkollat e mesme në rajon të cilat punojnë me dhe për të rinjtë, ndërmjet thirrjeve për projekt-propozime të cilat tërheqin ide innovative dhe rezultojnë në bashkëpunime shumë diverse.
• Ku është e shtrirë kjo organizatë ndërkombëtare?
Selia e RYCO-s ndodhet në Tiranë, ndërkohë që ka nga një zyre përfaqësuese locale në cdo kryeqytetet të rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dheTiranë. Pra, RYCO është i pranishëm në cdo vend të rajonit duke mundësuar kështu një kontakt sa më të afërt me të rinjtë dhe aktorë të ndryshëm në Ballkanin Perëndimor. Prezenca e RYCO-s në të gjitha vendet e rajonit mundëson kështu punën në terren dhe me impact të drejtpërdrejtë, si dhe përfaqësimin më të gjërë të organizatës.
• Cilat janë shtyllat themeloretë RYCO?
Në aspektin programatik, RYCO fokusohet në disa shtylla kryesore dhe themelore të cilat janë: mbështetja (grantet) financiare dhe rritja e kapaciteteve të shkollave dhe organizatave në rajon, ndërtimi i paqes, fuqizimi i rinisë, rritja e bashkëpunit rajonal dhe dialogu ndërkulturor.
RYCO ka implementuar deri tani tri thirrje të hapura për projekt-propozime dhe është duke punuar për nisjen e implementimit të thirrjes të katërt. Gjithashtu, RYCO ka përkrahur rreth 100 projekte, të cilat kanë ardhur si partneritete midis Organizatave të Shoqërisë Civile dhe shkollave të mesme në rajon. Programet e RYCO-s kanë arritur të shkëmbejnë rreth 5000 të rinj nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë krijuar miqësi të reja dhe kanë realizuar iniciativa të përbashkëta për ndërtimin e paqes në rajon.
Pra, temat në të cilat përqëndrohen projektet që ne mbështesim janë pikërisht ato qëlidhen me misionin dhe punën tone në rajon: pajtimi, dialogu ndërkulturor, fuqizimi i rinisë dhe pjesëmarrja e tyre në procese politike, sociale dhe kulturore.
• Sa ka qenë sfidues për ju viti që po e lëmë pas?
Për një institucion si RYCO që kryefjalë të punës ka mobilitetin/lëvizshmëerinë/shkëmbimet rinore, viti 2020 ka qenë i jashtëzakonshëm në kuptim të sfidave. Situata me virusin korona ka paralizuar zbatimin e projekteve të financuar nga RYCO (prill-korrik). Kemi qenë të obliguar sikur edhe shumë të tjerë që gjithë punën ta transformojmë online duke përfshirë këtu edhe mbi 40 projekte që kanë qenë duke u zbatuar nga partnerët tanë anëembanë rajonit. Poashtu të menaxhosh nga distanca 50 njerëz në 6 zyre lokale në vende të ndryshme të rajonit është sfide e llojit të vet për sekretariatin e RYCOs. Por sot jam e lumtur që kemi arritë të permbyllim suksesshëm vitin pavarësisht mjedisit aspak të favorshëm.
• Çfarë mund të presin të rinjtë nga RYCO në vitin 2021?
– Shkëmbimerinore;
– Mbështetje për projektet shkëmbimore mes shkollave të mesme në rajon;
– Mbështetje të ndërmarrësisë sociale me anë të projektit RISE
– Ngritje të kapaciteve në fushën e dialogut ndërkulturor, menaxhim të ciklit të projekteve dhe mjete digjitale.
– Mbi të gjitha RYCO ka me vazhdu me qenë një partner në mbeshtetje të të gjithë atyre që dëshirojnë me punu për një rajon më të mire ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë me pasë vullnet me jetu edhe me i realizu ëndërrat e tyre këtu. Edhe ku mendimi i pare i secilit të ri nuk ka me qenë braktisja e vendit por jetësimin e ëndërrave të tyre këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë

Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe