LAJMI I FUNDIT:

Një qytetar bëri thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit të Ferizajt, policia nis hetimet

Një qytetar bëri thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit të Ferizajt, policia nis hetimet
Foto: A

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë më 28 mars është raportuar se në rrjetin social Facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit.

Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka iniciuar lëndën e rastit e cila është në procedurë hetimore.


Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti, dhe jemi në pritje të një përgjigje.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Kosovës neni 141, thuhet se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë  vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Vazhdon gjykimi për vrasjen në 'Cobra City', dëshmitari jep versionin e ngjarjes

Vazhdon gjykimi për vrasjen në 'Cobra City', dëshmitari jep versionin e ngjarjes

Drejtësi
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori