Një pushuese në Spanjë ‘çmendet’ ndërsa një tjetër i kishte zënë ‘shezllonin që e kishte përdorur gjithë javën’

Një pushuese në Lanzarote të Spanjës shkaktoi një skenë interesante kur u përplas me një grua për shkak të “shezllonit”, të cilin ajo pretendonte se e kishte përdorur "gjithë javën".
Turistja e zemëruar, akuzoi gruan tjetër se kishte lëvizur sendet e saj, duke e çuar situatën në një sulm verbal, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një dëshmitar ka regjistruar ngjarjen, duke vënë re se një shenjë pranë pishinës qartë thoshte se nuk lejohej rezervimi i shezllonit.
Megjithatë, edhe pse kishte shumë “shtretër” të lirë me ekspozim të njëjtë ndaj diellit, gruaja vazhdoi me sulmet verbale.
Gruaja iku për të kërkuar menaxherët, por nuk u mor asnjë masë.
Ky incident thekson një problem të vazhdueshëm me "luftërat për shezllonët", që shpesh shqetësojnë turistët që kërkojnë të relaksohen pranë pishinave apo ujit të detit. /Telegrafi/
















































