LAJMI I FUNDIT:

Një preparat natyral për rritje më të shpejtë të flokëve do të kontribuojë në kujdesin tuaj

Një preparat natyral për rritje më të shpejtë të flokëve do të kontribuojë në kujdesin tuaj

Për flokët e dobësuar dhe që thyhen shpejt, nevojitet kujdes shtesë për mirëmbajtjen e tyre të shëndetshme

Në mungesë të kohës, ne kryesisht blejmë produkte të gatshme, por ia vlen të provoni diçka natyrale, pikërisht nga kuzhina juaj.


Portali “Julyblossom.com” sugjeron ujin me rozmarinë për rritje dhe rikuperim më të shpejtë të flokëve, përcjell Telegrafi.

Çfarë ju nevojitet?

▪ 2 gota ujë të filtruar
▪ 1 lugë çaji uthull molle
▪ një lugë rozmarinë të thatë
▪ 1 grusht nenexhik
▪ tenxherja dhe shishja me spërkatës

Përgatitja:

Vloni ujin në një tenxhere. Kur të vlojë, shtoni rozmarinën dhe nenexhikun, më pas ulni zjarrin e shporetit. Lëreni të vlojë për afro 20 minuta.

Kur përzierja të jetë ftohur, shtoni uthull molle. Përziejini dhe hidheni në një shishe me spërkatëse.

Këshillat e floktarëve për flokë të dëmtuar: Kjo është mënyra e vetme për t'i rikuperuar nga rrënja në majë!
Lexo po ashtu Këshillat e floktarëve për flokë të dëmtuar: Kjo është mënyra e vetme për t'i rikuperuar nga rrënja në majë!

Si ta përdorni këtë ujë?

Pasi të keni larë flokët me shampon, spërkatni ngadalë këtë ujë me rozmarinë në të gjithë flokët tuaj.

Nuk është e nevojshme shpëlarja me ujë, sepse për të pasur efekt duhet ta mbash sa më gjatë deri në larjen e ardhshme të flokëve. /Telegrafi/