LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e Qeverisë së Maqedonisë kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin udhëzime nga Filipçe nëse duhet të testohen

Një pjesë e Qeverisë së Maqedonisë kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin udhëzime nga Filipçe nëse duhet të testohen

Anëtarë të Qeverisë kanë pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për coronavirus, pasi që më herët ka pasur kontakt me një person të infektuar.

Këtë e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me sektorin hotelerik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Natyrisht që kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që zgjat 14 ditë. Rezultatet ende nuk duhen. Nëse duhet të testohemi e kemi ministrin e Shëndetësisë i cili duhet të na thotë”, tha Angellovska.


Filipçe: Mickoski dhe Zaev në vetizolim të detyrueshëm, dyshohet se u infektuan nga një gazetar me coronavirus
Lexo po ashtu Filipçe: Mickoski dhe Zaev në vetizolim të detyrueshëm, dyshohet se u infektuan nga një gazetar me coronavirus

Ajo shtoi se gjatë mbledhjeve në Qeveri mbahet distanca prej dy metrave dhe mbahen maska dhe se respektohen të gjitha rekomandimet./Telegrafi/