Një person përplas veturën në stacionin e autobusëve në Izrael, lëndohen shtatë civilë

Një sulm i dyshuar me makinë ndodhi të enjten në kryqëzimin Beit Lid në Rrugën 57, pranë hyrjes së Kfar Yona.
Një person ka shtypur me veturë tetë persona në Kfar Yona të Izraelit.
Një automjet u përplas me një stacion autobusi, duke lënduar tetë persona, transmeton Telegrafi.
Sipas Magen David Adom (MDA), dy persona janë në gjendje të moderuar dhe gjashtë prej tyre kanë marrë lëndime të lehta.
Të gjithë janë dërguar në spitalet aty pranë për trajtim të mëtejshëm.
Shoferi iku nga vendi i ngjarjes, duke bërë që forcat e sigurisë të nisin një kërkim.
Janë ngritur postblloqe në zonën përreth ndërsa autoritetet punojnë për të gjetur të dyshuarin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































