Një pasagjer me mbipeshë u nxor me forcë nga një aeroplan i Thai Lion Air në Bangkok, pasi refuzoi të qëndronte në vendin e tij pranë dritares.

Ai kërkoi të ulej në rreshtin e daljeve emergjente për shkak të hapësirës më të madhe për këmbët, por kërkesa iu refuzua nga ekuipazhi.


Kur nisi të protestonte dhe të bllokonte korridorin, u thirr policia.

Pamjet tregojnë momentin kur ai tërhiqet zvarrë nga oficerët, ndërsa pasagjerët e tjerë e ofendojnë për vonesën.

Fluturimi u vonua për rreth një orë për shkak të incidentit.

Ngjarja ka ndezur sërish debatet për mundësinë e tarifave të bazuara në peshën e pasagjerëve. /Telegrafi/