LAJMI I FUNDIT:

Një objekt misterioz u pa duke shndritur në qiell, alarmohen qytetarët e Zvicrës

Të enjten mbrëma, një objekt i shndritshëm është parë në qiell në pjesën më të madhe të Zvicrës. Shumë qytetarë zviceranë kanë raportuar se kanë parë diçka që shndriste në qiell.

Sipas qytetarëve të Zvicrës, pas orës 22:00 kanë parë një objekt që shndriste në qiell. Madje ajo lloj drite ka mundur të vërehet nga pjesa më e madhe e territorit të Zvicrës, transmeton Telegrafi.


Ky lloj objekti që shndriste në qiell ka mundur të shihet pa ndonjë problem, për më shumë se dy minuta. Ishte thjesht një dritë jo që sinjalizonte apo lëvizte me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu nuk raportohet se qytetarët mund të kenë dëgjuar ndonjë zhurmë, të ngjashme me atë të motorit të ndonjë aeroplani.

E sipas Vladir Barros nga New Scouts, një re misterioze në qiell ka gjasa të jetë shkaktuar nga lansimi i ndonjë rakete të SpaceX, kompani kjo që çdo ditë e më shumë po lanson satelitë të Starlink.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në Los Angeles, ku fillimisht u raportua për UFO pasi raketa Falcon ishte ngritur dhe bishti i saj është parë gjatë natës në qiell – duke nxitur spekulime se mund të bëhet fjalë për UFO. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Shumë hotele nuk kanë dhomë me numër 420 - ja arsyeja!

Shumë hotele nuk kanë dhomë me numër 420 - ja arsyeja!

Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
Ndodh edhe kjo - mali Taranaki në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person

Ndodh edhe kjo - mali Taranaki në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person

Fun
Kalo në kategori