Chevrolet Corvette ZR2 kabriolet i prodhuar në vitin 1971 është një prej vetëm tetë njësive, që do të shitet në ankand dhe nga i cili pritet të fitohen miliona dollarë.

Shtëpia e ankandeve Mecum po organizon ankandin që do të zgjatë nga 13 deri më 21 maj, do të jetë mundësia më e mirë për shitjen e Chevrolet Corvette ZR2 kabriolet, transmeton Telegrafi.


2 101

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për këtë veturë pronari i ri duhet të ndajë nga 1 deri në 1.2 milion dollarë.

Chevrolet prezantoi Corvette ZR2 si një version përfundimtar për ata që duan të garojnë me veturë. Kabrioleti është i pajisur me një sërë komponentësh nga PRO ZR2 Special Purpose LS6 Engine Package, e që përfaqëson një kombinim të motorit LS6 V7 dhe Muncie M22 Rock Crusher, që ka ndërrues manual me katër shpejtësi.

3 77

Chevrolet kishte shitur modelin Corvette ZR2 të prodhuar në vitin 1971 për 7.672 dollarë, që sot do të kishin vlerën e 54.400 dollarë. Ky çmim i lartë nënkuptonte edhe numër të vogël të veturave të shitura – përkatësisht 12 e vetëm dy ishin kabriolet.

1 316

Një prej dy kabrioletëve po shitet në ankandin e lartcekur. Bëhet fjalë për veturën sportive që ka vetëm 14 mijë kilometra të kaluara. Akoma është i lyer me ngjyrën origjinal Brands Hatch. Asnjë restaurim nuk është kryer në të, por vetura është në një gjendje të përkryer. /Telegrafi/

4 60

5 51

6 38