LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të dyshuarit për posedimi të paautorizuar të narkotikëve

Një muaj paraburgim të dyshuarit për posedimi të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N. B. shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit për media, i pandehuri dyshohet se më 19 qershor 2019, në pikën kufitare “Qafë Morinë” në Gjakovë, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte i pandehuri, në pjesën e pasme pikërisht në bagazh i janë gjetur shtatë (7) thasë të mbushur me substancë e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë me peshë prej dyzet e tetë (48) kilogram e gjashtëqind e pesëdhjetë (650) gram, të cilën sasi i pandehuri e kishte marrë nga personi P.Q. në qytetin Bajram Curri me qëllim trafikimi në Kosovë.
“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 20 qershor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 korrik 2019. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Shaqir Zika, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit N.B., konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori