Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 08.04.2021, ndaj të pandehurve A.O., dhe M.O., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve A.O., dhe M.O., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 9 mars, në orët e mëngjesit, në shkollën fillore të fshatit Caparc (Prizren), të pandehurit i shkaktojnë lëndime trupore të miturit – i dëmtuari nxënës i shkollës, për shkak se i mituri – i dëmtuari kishte pasur një mosmarrëveshje të mëhershme me vajzën e të pandehurit A.O., ashtu që të pandehurit A.O., dhe M.O., (babë e bir), shkojnë në shkollë dhe derisa ishte duke u mbajtur ora mësimore, e sulmojnë të dëmtuarin – viktimë e ndjeshme i moshës së mitur, ashtu që të pandehurit duke e goditur me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit i shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarit të konstatuara nga raporti mjekësor”, thuhet në njoftim.
Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, në vazhdim do të merren në pyetje të pandehurit, i dëmtuari, dhe dëshmitarët e tjerë të cilët do të identifikohen.
“Gjithashtu për shkak të peshës së veprës penale, në rastin konkret kemi të bëjmë me lëndime trupore të cilat janë shkaktuar të dëmtuarit të mitur, ndërsa në anën tjetër po ashtu duke marr parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ku i dëmtuari – i mitur është keqtrajtuar në ambientet e shkollës, duke e goditur me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, dhe duke e keqtrajtuar në ambientet e shkollës e cila skenë i ka traumatizuar të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor në atë shkollë, e në anën tjetër duke marrë parasysh marrëdhëniet dhe raportet e acaruara të palëve, kjo le për të besuar se me lënien e të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të shkaktohen pasoja edhe më të mëdha, e për më tepër kur merret parasysh fakti se të pandehurit, të pajisur me armë kanë shkuar për kryer këtë vepër penale”, thuhet më tej në njoftim.
Nga të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është adekuate, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, ndikimin në dëmtuarin, dëshmitarë, peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së këtyre veprave, e cila është kryer në ambientet e shkollës, raportet e acaruara në mes të palëve, e po ashtu edhe nga të cekurat më lart gjatë, caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!