Akademiku serb, Dorica Qosiq, një muaj para se të vdiste (2014) kishte dhënë intervistën e fundit, në të cilën ka folur për Kosovën, luftërat, Vladimir Putinin, Sllobodan Millosheviqin.
“Mësimi im thotë: nuk ka më luftë për serbët. Ne nuk duhet të luftojmë më. Nuk kemi më potencial biologjik dhe as patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistencës sonë. Bëni kompromise, devijoni nga parimet nëse paqja duhet të ruhet. Betejat humbasin dhe fitohen në kohën e tyre. Në histori, ato kanë fatin e tyre në kohë. Historia mund t’i mohojë. Jo vetëm tonat, sigurisht. Merrni për shembull luftërat, revolucionet e Napoleonit… Çfarë ishte e përjetshme? “, kishte thënë në atë kohë Qosiqi në një intervistë për “Nedeljnik”, pjesë të së cilës ka publikuar gazeta “Mondo”.
Në konstatimin se heronjtë e tij në roman, po aq sa të gjithë ne [serbët] në histori, lavdërojmë miqësinë me aleatët, Qosiq atëherë përmendi presidentin rus Vladimir Putin.
“Aleati ynë i vetëm i vërtetë në kuptimin që përmendët sot mund të jetë Putini. Dhe vetëm ndërsa Putini është putinist. Unë nuk shoh figurë tjetër. Zonja Merkel është agresive dhe ajo jo vetëm që vepron me pasionin politik, por edhe revanshist. Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj. Dhe nëse rruga e Serbisë përcaktohet vetëm nga investimet e huaja, pa ide dhe besim në zhvillimin e saj të ekonomisë, atëherë kam frikë se deri ku do të mund të shkojmë në atë rrugë”, tha Qosiq, transmeton Telegrafi.
Më pas Çosiq ka theksuar se kjo nuk do të thotë se Serbia duhet të kthehet drejt Lindjes dhe Rusisë.
“Jo Lindjes, por Putinit. Nuk më kuptuat mirë. Pra, Putint dhe atë derisa është putinist dhe jo vetëm Rusisë. Ne duhet të dimë se asnjë akt historik nuk është përfundimtar. Asnjë. Ata po ndryshojnë, dhe në raport për ta po ndryshojnë mundësitë”, kishte thënë Qosiq.
Duke folur për Kosovën, Qosiq tha se për të është zgjidhur çështja e Kosovës.
“Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si krahinë jugore serbe. Ne e humbëm Kosovën në luftën me shqiptarët. Nëse kjo është përfundimtare, nuk mund të gjykojmë sot, sepse askush nuk e di se si mund të sajohet historia evropiane dhe ballkanike në shekujt e ardhshëm. Ose shekullin. Politika jonë nacionale ndaj Kosovës ishte e lidhur me çlirimin e Serbisë Jugore dhe Maqedonisë. Çështja e Kosovës u identifikua me çështjen maqedonase. Maqedonia u bë shtet pas Luftës së Dytë Botërore, po ashtu edhe Kosova ishte e humbur politikisht në luftën e vitit 1999, dhe për atë çështje nuk duhet harxhuar as një atom të forcës. Unë e këshilloj brezin tuaj që të mos harxhojë energji për çështjen e Kosovës, sepse historia e ka zgjidhur atë përtej jush. Nuk mund të ndikoni më në rezultatet e tij”, tha Qosiq.
Duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit, ai thotë se ish-presidenti i Serbisë nuk ka pasur ndonjë mundësi serioze për zgjidhjen e çështjeve kombëtare.
“Së pari ishte komunist, dhe së dyti, ishte titist. Në fund: situatën evropiane e vlerësoi shumë jo realisht. Nuk kishte aftësi dhe gatishmëri për të parë dhe kuptuar konstalacionin evropian. Aty bëri gabime të mëdha. Krejtësisht gabimisht e orientoi politikën tonë të jashtme. Ai është politikani i disfatës sonë kombëtare. Millosheviqi është në një farë mënyre figura më tragjike në historinë serbe. Për fatin. Në fund të fundit, mendoj se ai u vra. Dhe jeta e tij është tragjike dhe politika e tij është tragjike. Unë kam qenë kundërshtari i tij, ne kemi qenë krejtësisht të ndryshëm në politikë, por kur e mendoj sot, ai njeri është gjithashtu një viktimë e historisë sonë. Nuk e di se kush do të kalonte më mirë pot ë ishte në vendin e tij në atë kohë”, tha Qosiq.
Duke kujtuar kohën kur vetë Millosheviqi jepte shpresë se ai mund të jepte dorëheqjen në një moment të sundimit të tij, Qosiq thotë: “Propozimi të bëhem president erdhi nga Italia si përfaqësues i Bashkimit Evropian, të cilin unë e pranova me kusht që të hiqen sanksionet ndaj Serbisë dhe që Millosheviqi të jepte dorëheqjen. Millosheviqi tha se do ta bënte. Të njëjtën gjë ia tha Milan Paniqit. Dhe ai e mashtroi njërin dhe tjetrin. Dhe premtimi i tij ‘po, do të tërhiqem’ zgjati dy-tri ditë dhe më pas tha: ‘nuk dua, më zëvendësoni’. Unë nuk kisha parti, opozita nuk më mbështeti dhe nuk mund t’i bëja asgjë”, tha Qosiq.
Lidhur me atë se cili është interesi më i madh kombëtar serb sot, Çosiq tha se “paqja është gjëja më e rëndësishme”.
“Edhe zhvillimi ekonomik. Nuk i keni dy jetë, ai u takon tani juve dhe nëse nuk e realizoni veten, jeni të humbur. A jeni vërtetë të dënuar të jetoni në një vend pa punë dhe a i ofrohet brezit tuaj një udhëtim jashtë vendit si dëmshpërblim për këtë mjerim? Është një dënim i tmerrshëm për një brez. Nuk keni faj për politikën e gjyshit tuaj, babait tuaj dhe timen. Dhe ju po vuani padrejtësisht”, tha Qosiq.
Akademiku serb Dobrica Qosiq i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ishte president i Jugosllavisë në periudhën 1992-1993. Ai vdiq më 18 maj 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë