Një “Mindil” me perla muzikore shqiptare, Rona Nishliu: Ishte momenti të rikthehesha, ashtu siç e meriton publiku im
Ajo ka ‘qëndisur’ një “Mindil” me perla muzikore të repertoarit shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliu, e cila shënoi rikthimin e saj në muzikë me një projekt shumë të veçantë, me synim ripërpunimin e këngëve të vjetra shqipe, duke i sjell ato në versionin ‘quartet’.
Me stil të veçantë dhe e perfeksionuar në stil, këngëtarja nga Prishtina mblodhi forcat për promovimin e albumit në një koncert të veçantë recital, duke interpretuar një e nga një këngët e mirëfillta shqipe nën timbrin e zërit të saj unik. Rona në një intervistë ekskluzive për Telegrafin vjen për të na folur më shumë rreth suksesit të këtij albumi, si dhe planeve për të ardhmen.
Rona, keni realizuar së fundmi një prej projekteve më të veçanta në karrierën tuaj, albumin “Mindil”. Mund të na flisni pak më shumë në tërësi rreth këtij albumi?
Faleminderit për vlerësimin. Është e vërtetë, ky është një projekt shumë i veçantë për mua. Përgjegjësia e madhe për të punuar në këngë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe të rajonit, ka ndikuar që ato të trajtohen me shumë kujdes. Bashkë me grupin kemi punuar të sjellim variante që ngacmojnë veshin dhe shpirtin e publikut. Janë gjithsej 10 këngë tepër të dashura për mua, të cilat personalisht, më kanë përcjellur dhe inspiruar në momente të ndryshme të jetës.
Zgjodhët këngë të vjetra dhe me vlera më trashëgiminë tonë, për t’i sjell ato në një version ndryshe. Përse zgjodhët një rrugë të tillë të ripërpunimit të këngëve?
Interesi për këngën e vjetër dhe ritrajtimin e saj ka ekzistuar gjithmonë, por zyrtarisht ka nisur në Gala Koncertin e RTK-së, viti 2008, ku mu kërkua interpretimi i këngës “Baresha”. Aty u ndez një dritë që më ndriçoi pastaj gjithë këto vite e më udhëzoi në këtë rrugë kaq të veçantë.
Po shohim që vazhdimisht po kujdeseni që t’i publikoni këngët edhe me klipe. Sa është e rëndësishme për ju ana vizuale, dhe sa keni punuar në këtë drejtim për në tërësi albumin?
Padyshim për mua parësore është muzika e teksti, megjithatë edhe video muzikore ka rëndësinë e vet. Duke qenë se kam munguar pak kohë me punë të reja, mendova që është momenti i duhur të jem prezente, ashtu siç e meriton publiku im.
Nga dhjetë ripërpunimet që janë pjesë e albumit, a ka ndonjë këngë të preferuar Rona që do ta veçonte nga të tjerat, apo që ndoshta e këndon më me qejf?
Është e vështirë përzgjedhja, më besoni! U mendova gjatë, por nuk zgjedh dot njërën këngë si të preferuarën time.
Përse “Mindil”? Prej nga erdhi ideja për t’ia lënë këtë titull të veçantë?
“Mindil” sepse njëjtë si mindili edhe këngët e përmbledhura në këtë album i takojnë traditës, të vjetrës së çmuar dhe me ato shoqërohemi në momente të veçanta gëzimi e hidhërimi, humbje e zbulimi, rritje e mallëngjimi…
Gjatë muajit prill keni mbajtur një koncert solistik në promovimit të albumit. Mund të na tregosh sa e kënaqur u ndave dhe si ishte ndjenja e rikthimit me një koncert solo?
Më 24 prill, bashkë me grupin kishim premierën e punës sonë, albumit, për të cilin punuam me përkushtim. Koncerti ishte si kurorëzim dhe festë për ne. Shkoi mjaft mirë, publiku ishte tepër i ngrohtë dhe i shumtë në numër. Më vjen keq që nuk arritëm të akomodojmë dëshirën dhe kërkesën e të gjithëve. Mbrëmë, 20 maj, promovuam punën tonë dhe në qytetin e bukur të Shkupit në sallën e ngrohtë të Filharmonisë së Maqedonisë me një publik magjik dhe mjaft mbështetës. Është kënaqësi dhe nder të jesh afër publikut të çmuar.
Përkundër komercializimit që i ka ndodhur muzikës së sotme, ju keni qëndruar stoike ndaj vlerave të mirëfillta. Sa është e vështirë ta ruash këtë origjinalitet në ditët e sotme?
Ky është stili që më pëlqen dhe përgjithësisht shija ime. Nuk mund të them që jam tunduar ndonjëherë, sepse kjo është vërtetë ajo që dashuroj dhe përgjithësisht kam punuar materiale muzikore që më kanë përfaqësuar edhe si individ.
Ju vjen keq kur shikoni që muzika e mirëfilltë dhe me vlera shpesh nuk e arrin audiencën e asaj komericales, dhe se si të rinjtë orientohen gjithnjë e më shumë nga muzika e mirëfilltë?
Detyra ime është të sjellë atë që di më mirë, ndërsa publiku apo kritikët mbase do duhej lënë për vlerësim. Gjithsesi, mendoj që secili ka hapësirën e duhur për të punuar.
Përveç projekteve muzikore, vitin e kaluar gazetat e mbushën me tituj rreth jetës suaj private, përkatësisht martesës. Duke e ditur faktin që jeni një person i rezervuat, do të donit që të ndanit ke publikun diçka të vogël rreth kësaj teme?
Falënderoj të gjitha mediat që kanë respektuar zgjedhjen time. Unë jam një njeri i rëndomtë, si gjithë të tjerët. Familja është parësore për mua, besoj si për shumicën e njerëzve në botë. Nuk mendoj që ka nevojë të veçohet ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim.
Si është një ditë e zakonshme e Ronës, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Për ata që nuk e dinë unë jam pjesë e Radio Televizionit të Kosovës, tanimë për shumë vite. Ky institucion është shtëpia ime e dytë ku kaloj 8 orë të përditshmërisë. Pjesa tjetër varet nga angazhimi në muzikë apo ai personal. Aktualisht, gjithë kohën e lirë dhe energjinë e kam drejtuar tek “MINDIL”.
Cilat janë planet tua pas albumit “Mindil”. Do vazhdoni ta promovoni përmes koncerteve edhe në vendet tjera?
Dëshira është shumë e madhe që ky album të promovohet me sa më shumë koncerte, jemi në punë e sipër për këtë pjesë.
Një vështrim i juaji mbi muzikën shqiptare të momentit. Cilat do të ishin këshillat tuaja për përmirësim?
Mendoj që shumë-llojshmëria e bën muzikën shqiptare të pasur. Nuk kam këshilla, besoj secili është i vetëdijshëm për punën që di ta bëj më mirë.
Thënia juaj e jetës?
Veritas magis amicitiae.
Rona, faleminderit shumë për intervistën dhe suksese me albumin. Për fund, një mesazh i yti për të gjithë lexuesit, si dhe fansave t’u tregosh se ku mund ta gjejnë në shitje albumin “Mindil”?
Ju falenderoj për intervistën dhe mundësinë të jem më afër publikut përmes portalit tuaj. Ju ftoj të shihni videon e këngës më të re “Me lule t’bukra” punuar me shumë dashuri nga regjisori Alban Zogjani dhe produksioni ASHA, me kostume unike nga dora dhe mendja e artistes dhe mikes time Flutura Dedinja dhe imazh të kuruar nga grimeri dhe miku im Arbër Bytyqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025