Një largim mes lëvdatave dhe kritikave – si ndodhi transferimi i Strand Larsen te Crystal Palace për një shifër rekord

Jorgen Strand Larsen ishte në qendër të sagës më të madhe të transferimeve të afatit kalimtar dimëror të Ligës Premier.
Në fund të fundit, ish-lojtari i Celta Vigos, i cili u bashkua me Wolvesit në vitin 2024 për 27 milionë euro , përfundoi te Crystal Palace për 49.7 milionë euro .
Norvegjezi, i cili është bërë transferimi më i shtrenjtë i “ Shqiponjave” , është përfshirë tashmë në transferime me një total prej gati 100 milionë eurosh (95.84 milionë euro) gjatë gjithë karrierës së tij.
Vlen të kujtojmë se Groningen më parë i pagoi Sarpsborgut 1.1 milionë euro për shërbimet e tij dhe Celta Vigo, nga ana tjetër, i pagoi Groningenit 15.04 milionë euro.
Wolverhampton, skuadra e fundit në Ligën Premier, ka ndarë rrugët me Strand Larsen me një deklaratë të çuditshme që alternon midis lëvdatave dhe kritikave.

"Ky sezon ka qenë më i vështirë si për klubin ashtu edhe për lojtarin, pasi vetëm një nga gjashtë golat e Strand Larsen erdhi në Ligën Premier, një penallti kundër Burnley në tetor", theksuan Wolves, duke u përpjekur të justifikonin largimin e tij.
Por ata nuk harruan që të pasqyrojnë edhe performancën e tij të mirë sezonin e kaluar.
"14 golat që ai shënoi i lejuan atij të shijonte një sezon mbresëlënës - sezoni më i mirë debutues në historinë e Wolverhampton në Ligën Premier".
Sulmuesi 25-vjeçar tani do të kërkojë të përmirësojë shifrat dhe të bëjë më shumë se 20 golat dhe shtatë asistimet që regjistroi në 64 ndeshje me Wolvesin./Telegrafi/

















































