LAJMI I FUNDIT:

Një kosovar i kërkuar me urdhër të Interpol-it është arrestuar në Bllacë

Një kosovar i kërkuar me urdhër të Interpol-it është arrestuar në Bllacë

Me datë 24.02.2024 në ora 18:00 në pikëkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit pasaportor të S.S. (58) nga Kosova, është konstatuar se i njëjti është regjistruar në evidencën operative me masën “arrest” me kërkesë të Interpol, njoftoi Ministria e Brendshme.

Pas kontrolleve, u konstatua se ai ishte objekt i një kërkimi ndërkombëtar nga UNIAMK-u në Kosovë.


S.S. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga vendkalimi kufitar fqinj “Hani Elezit” Kosovë.