Një kompani startup suedeze dëshiron të ofrojë makina të vogla që pritet të kushtojnë 11,000 dollarë

Një kompani startup suedeze dëshiron të jetë një Ikea e makinave elektrike me makina të vogla që pritet të kushtojnë 11,000 dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Startup-i suedez po kërkon të ofrojë për klientët automjete të vogla elektrike urbane që janë më të “përshtatshme për planetin” dhe kontribuojnë më pak në “mbipopullim” sesa modelet e zhurmshme.
Çfarë e bën Luvly O të ndryshëm nga EV-të e tjerë të vegjël?
Ideja është që të paketohen pjesët e secilës makinë – dhe më pas të montohen ato në “mikrofabrika” afër klientëve, duke ulur emetimet dhe kostot e transportit.
Luvly u themelua në vitin 2015 dhe O është modeli i parë i saj i cili do të nisë në gjysmën e dytë të 2023, thotë Luvly.
“Luvly u themelua në besimin se aspektet negative të makinave – dëmtimi mjedisor, kostoja, rreziku për këmbësorët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, joefikasiteti i hapësirës – mund të zbuten duke kombinuar zgjidhjet moderne teknologjike me dizajnin futurist”, ka thënë Håkan Lutz, CEO dhe themelues i Luvly.
Makina do të kushtojë rreth 10,000 euro, ekuivalente me afërsisht 10,700 dollarë.
Do të ketë një shpejtësi maksimale prej afërsisht 90 km/h, kështu që do të funksionojë edhe për autostradë.
Megjithatë, më mirë t’i bëni rrugëtimet të shkurtra, sepse Luvly O do të ofrojë vetëm rreth 100 kilometra distancë me një karikim.
Bateritë e saj janë “të lëvizshme”, që do të thotë se pronarët mund t’i ndërrojnë ato plotësisht të ngarkuara në vend që të presin në një stacion karikimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

Mercedes konfirmon planet për një gjeneratë të re S-Class

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit