Një kojotë bën 'një gabim', përfundon në raftin frigoriferik në një supermarket në Çikago

Një kojotë e hutuar u hoq nga rafti i frigoriferit të një dyqani ushqimor të hënën në mëngjes.
Incidenti ndodhi në një dyqan Aldi në zonën e Çikagos, ku kafsha me sa duket kërkoi strehim në korridorin e produkteve të dyqanit, përcjell Telegrafi.
"Ka zgjedhur një vend të çuditshëm... Ato bëjnë një gabim", tha Stan Gehrt i Cook County Coyote Project për ABC7 Chicago.
"Ata po përpiqen të na shmangin. Ata po përpiqen të fshihen nga ne".
Pas kësaj, kojota u hoq nga dyqani pa lëndime.
Një video e postuar në mediat sociale tregon një oficer policie duke përdorur pjesën e pasme të një fshesë për të “nxitur” kojotën përpara se ta tërheqë nga bishti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































