LAJMI I FUNDIT:

Një kërcënim për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth II ishte bërë në vitin 1983 gjatë vizitës në SHBA, zbulon dosja e FBI-s

Një kërcënim për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth II ishte bërë në vitin 1983 gjatë vizitës në SHBA, zbulon dosja e FBI-s

Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në SHBA, tregojnë dokumentet e sapo publikuara të FBI-së.

Byroja Federale e Hetimeve ka lëshuar një skedar me dosje në lidhje me udhëtimet e Mbretëreshës tashmë të ndjerë që kishte pasur në SHBA, kjo pas vdekjes së saj vitin e kaluar.

Ato tregojnë se si FBI-ja, e cila ndihmoi në sigurimin e sigurisë së monarkut gjatë vizitave të saj, shqetësohej për kërcënimet e Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA).


Kërcënimi për vrasjen iu përcoll një oficeri policie në San Francisko.

Sipas dosjes, një oficer që frekuentonte një pijetore irlandeze në San Francisko, paralajmëroi agjentët federalë për një thirrje nga një burrë që kishte takuar në atë vend.

Oficeri tha se i njëjti i kishte thënë atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila “ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome”.

Kërcënimi erdhi më 4 shkurt 1983 – rreth një muaj përpara vizitës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe burrit të saj Princ Philip në Kaliforni.

“Ai do të përpiqej të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi anijen mbretërore Britannia kur do të kishte lundruar poshtë, ose do të përpiqej ta vriste Mbretëreshë e Elizabeth kur ajo do të kishte vizituar Parkun Kombëtar Yosemite”, thuhet në dokument.

Në përgjigje të kërcënimit, Shërbimi Sekret kishte planifikuar të “mbyllte vendkalimet në urën Golden Gate për t’u afruar jahti. Mbetet e paqartë se çfarë masash u morën asokohe në Yosemite, por vizita vazhdoi. Nuk u publikuan detaje të arrestimeve nga FBI-ja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori