Në dekadën e fundit raporti dhe marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor morën një dimension të ri dhe u zgjeruan në kuadër të procesit të integrimit evropian, pasi BE përcaktoi politikën e përbashkët integruese, gjë e cila “detyron” shtetet e Ballkanin Perëndimor që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të qenë shtysa për zhvillim reciprok, për të vendosur e mbajtur një Ballkan të stabilizuar, larg trazirave etnike dhe politike mes shteteve të tij.
Komisioni Evropian, gjithnjë e ka vënë theksin se integrimi në tregtinë rajonale është i një rëndësie vendimtare për Ballkanin Perëndimor, si dhe një element kyç i politikës së BE-së për rajonin. Perspektiva e këtyre vendeve është dukshëm drejt Evropës së bashkuar, e cila filloi të përbënte bazën e një lidhjeje të ndërsjellë mes tyre, e konkretizuar nëpërmjet marrëveshjes së CEFTA-s.
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së CEFTA-s mundëson shmangie të arbitraritetit, ndihmon në rritjen e ekonomive tona kombëtare, e cila përkthehet në mirëqenie për popujt e rajonit dhe stabilitet ekonomik e më tej politik për rajonin dhe më gjerë. Kështu, për periudhën 2010 deri në gjysmën e parë të vitit 2014, nga të dhënat e marra nga CEFTA, shohim se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të eksporteve të saja drejt vendeve të CEFTA-s, duke arritur nivelin 10 për qind, në vitin 2010, ndërsa nivelin më të lartë të eksporteve me vendet e CEFTA-s kundrejt totalit të importeve, e ka Mali i Zi, me 63 për qind në vitin 2013 (vit i cili i ka të dhënat e azhornuara nga CEFTA vetëm për gjysmën e tij). Në nivelin e importeve, vendi me nivelin më të ulët është Serbia, e cila për gjysmën e parë të vitit 2014 nga totali i të gjitha importeve, me vendet e CEFTA-s importi zë vetëm 5 për qind, ndërsa nivelin më të lartë të importit e ka Mali i Zi, 45 për qind për vitin 2011 dhe 2012. Nga të dhënat rezulton se Mali i Zi ka vëllimin tregtar më të lartë me vendet e CEFTA-s. Ndërsa, Shqipëria vijon të jetë me nivele të ulëta si eksporti dhe importi, gjë e cila tregon për zhvillim tregtar në një shkallë të vogël me vendet e CEFTA-s.
Koha ka treguar se marrëdhëniet e njëanshme nuk sjellin dobi, përkundrazi zgjerojnë hendekun dhe ulin besueshmërinë në bashkëpunim, gjë e cila largon edhe më shumë ekonomitë tona nga integrimi me ekonominë evropiane e më tej, atë globale. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: cili është roli i menaxhimit në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të bashkëpunimit rajonal?
Për lehtësi analize, bashkëpunimin rajonal të vendeve të BP-së do ta klasifikojmë si funksion të veprimtarisë së një organizate të madhe ndërkombëtare me një qëllim unik, që është rritja ekonomike e rajonit. Kjo lejon zbatimin e koncepteve të menaxhimit pasi ekonomitë e rajonit kanë një origjinë të njëjtë si vende ish – komuniste, të cilat vetëm pas viteve ’90-të filluan aplikimin e ekonomisë së tregut. Kjo gjë mundëson, që të zbatohet një praktikë e njëjtë menaxheriale ashtu si edhe vendet e NAFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Amerikën e Veriut) zbatojnë koncepte të njëjta menaxheriale apo edhe ato të BE-së, mjaft që politikat e bashkëpunimit rajonal të udhëhiqen nga parimet e besimit dhe partneritetit reciprok. Për këtë lind e nevojshme që të identifikohen problemet dhe të ofrohen zgjedhjet më të mirë ekonomike, për të prodhuar më pas edhe zgjidhje politike për rajonin.
Zbatimi i parimeve menaxheriale në bashkëpunimin rajonal mund të sjellë këto avantazhe: 1 Përmirësohet mënyra se si menaxhohet bashkëpunimi rajonal, që ndikon në rritjen e besimit dhe të tregtisë mes këtyre shteteve; 2, Njihet më mirë fusha e bashkëpunimit rajonal, duke rritur mundësinë e zbatimit të politikave të përbashkëta proteksioniste; 3, Edhe pse kultura dhe traditat në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshme, ato kanë karakteristika të përbashkëta me njëritjetrin më shumë se me rajonet e tjera; 4, Një menaxhim efektiv, është burimi kryesor për hartimin e strategjive, për suksesin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit dhe për realizimin e qëllimit të vendosur në marrëveshjet bashkëpunuese. Bashkëpunimi ekonomik ka një rol kyç për çdo vend të rajonit në prespektivat e tij drejt integrimit evropian e më tej drejt globalizimit. Ndaj këndvështrimi dhe e ardhmja e rajonit duhet të tentojë drejt integrimit në tregun rajonal, me synimin afatmesëm integrimin në tregun evropian dhe me objektivin afatgjatë drejt integrimit në ekonominë globale, por jo drejt nacionalizmit të sëmurë ekonomik. Kjo do të thotë të mendosh në mënyrë globale, duke vepruar në një ekonomi rajonale për të marrë dhe përfituar të mira kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi