Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit.

Një aktiviste e “Femen” kaloi një pengesë dhe u përpoq të merrte figurën nga skena e Lindjes. Personeli i sigurisë ndaloi gruan.


Femen shpjegoi se akti ishte një protestë kundër rrëmbimit nga Rusia të mbi 700 mijë fëmijëve ukrainasve.

Organizata akuzoi Papën dhe institucionet ndërkombëtare për mosveprim. /Telegrafi/