Shërbimet e emergjencës në Mynih shpëtuan një grua të lënduar nga kulla e kishës në një operacion dramatik zbritjeje nga lartësia, tha të hënën brigada e zjarrfikësve të qytetit jugor gjerman.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekzekutivë shpëtimi u thirrën të dielën për të ndihmuar një 35-vjeçare e cila ra ndërsa zbriste nga platforma e shikimit në majë të Kishës së Shën Pjetrit në kryeqytetin bavarez.


Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të saj, gruaja duhej të shpëtohej në një pozicion horizontal, që do të thotë se ndihmësit e parë nuk ishin në gjendje ta transportonin atë përmes shkallëve të ngushta që të çonin në kullë.

Andaj, ekipi i shpëtimit u detyrua të instalonte një litar zip nga platforma 60 metra deri në tokë.

Operacioni i zbritjes nga lartësia u ndoq nga kalimtarët, me disa që duartrokitën shpëtimtarët.

Gruaja e lënduar u dërgua më pas në një spital të Mynihut me ambulancë.

Kulla në Kishën e Shën Pjetrit, e njohur si Pjetri i Vjetër, është një nga pikat më të njohura të vrojtimit të qytetit. /Telegrafi/