LAJMI I FUNDIT:

Një grua nga veriu i Mitrovicës dërgohet në strehimore së bashku me fëmijët, shkak dhuna në familje

Një grua nga veriu i Mitrovicës dërgohet në strehimore së bashku me fëmijët, shkak dhuna në familje
Foto: Ilustrim

Një rast dhune në familje është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku një grua kosovare ka denoncuar se është rrahur në vazhdimësi nga bashkëshorti i saj.

Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar dhe ndaj tij është hapur procedurë e rregullt me urdhër të prokurorit.

Në kuadër të masave mbrojtëse, viktima është strehuar në një strehimore së bashku me fëmijët e saj, dhe është pajisur me urdhër mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e saj nga dhuna e mëtejshme.


Policia dhe autoritetet e drejtësisë po vijojnë hetimet për rastin. /Telegrafi/