LAJMI I FUNDIT:

Një grua nga Las Vegasi i kërkoi menaxheres së saj pushim për të vizituar në spital motrën që po vdiste, mbeti e tmerruar nga përgjigja e saj

Një grua nga Las Vegasi i kërkoi menaxheres së saj pushim për të vizituar në spital motrën që po vdiste, mbeti e tmerruar nga përgjigja e saj

Një grua mbeti e tmerruar kur i tha njërit prej shefave të saj se duhej të mungonte në punë për të parë motrën e saj që po vdiste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hillary Zinks, e cila punon si grimiere në industrinë e filmit, kishte pasur një telefonatë makthi muajin e kaluar ku ishte njoftuar se motra e saj ishte shtruar në spital dhe ishte shpallur “e vdekur nga truri”.


Kështu, gjatë rrugës për në spitalin në Las Vegas, ajo thirri punëdhënësit e saj për t’i njoftuar ata për situatën urgjente.

Gruaja kryente edhe një punë tjetër si kamariere në një restorant lokal – por mori reagime shumë të ndryshme nga shefat kur ajo kërkoi pushim.

Hillary tha në një video tashmë virale të TikTok se shefi i industrisë së saj të filmit ishte shumë i kuptueshëm.

Megjithatë, përgjigja ishte krejt e kundërt kur ajo e njoftoi shefen e restorantit.

@hillary.zinksthis gets good. Wait until the end.♬ original sound – Hillary Zinks

Ajo lexoi mesazhin me tekst nga menaxherja e saj, që thoshte: “Unë e kuptoj dhe më vjen keq për atë që po përjetoni. Por jam kurioz të di pse po më njoftoni dy orë para turnit tuaj?”.

Menaxherja gjithashtu i la një mesazh shumë dëshpërues Hillary-t duke shpjeguar se si ajo priste që punonjësit e saj të shfaqeshin në punë.

“Unë isha e zemëruar dhe e mërzitur për këtë gjatë pjesës tjetër të udhëtimit”, tha Hillary.

“Sa më shumë i afrohesha spitalit, aq më shumë e kuptoja se sjellja e saj ishte absolutisht e papranueshme dhe nuk mund të punoja më nën drejtimin e saj”.

Dhe pak para se të linte punën e kamarieres, ajo i dërgoi menaxheres së saj një foto të saj duke mbajtur për dore motrën e saj – duke ia treguar edhe gishtin e mesëm.

Disa ditë pas ndërveprimit të tmerrshëm, Hillary mori një telefonatë nga restoranti dhe iu tha se shefja e saj e vjetër nuk punonte më atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori