Një grua në Shibenik të Kroacisë thuhet se ka shkaktuar panik në rrugë, duke vozitur një Renault Clio pa goma në rrotat e djathta.

Madje sipas raportimeve, automjeti “rrëshqiste” për kilometra ndërsa metali i rrotave shkëlqente nga kontaktimi me asfaltin, gjë që tronditi shoferët e tjerë.


Bagazhi i makinës ishte i hapur, ndërsa gruaja vazhdonte të voziste sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Policia reagoi shpejt, ndaloi makinën dhe e arrestoi shoferen.

Ajo u arrestua për rrezikim serioz të sigurisë në trafikun rrugor. /Telegrafi/