Të paktën nëntë persona u plagosën kur një grua hodhi veten në erë, në qendër të kryeqytetit të Tunizisë, Tunis, thotë ministria e brendshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tetë nga të lënduarit në shpërthimin në rrugën Habib Bourguiba, që kalon nëpërmes të qytetit, ishin oficerë policie.


gg1 4

gg3 3

Po sipas mediave, autoritetet e kanë përshkruar shpërthimin, pranë Teatrit Komunal, si një "shpërthim terrorist".

Për fat të mirë, asnjë i vdekur nuk është raportuar në këtë fazë.

Pamjet nga skena tregojnë një numër të madh të personelit të shërbimit të urgjencës në zonë.

gg2 3

Sulmi vjen në një kohë kur industria jetike e turizmit në vend po fillon të tregojë shenja të rimëkëmbjes, më shumë se tre vjet pasi dy sulme terroriste vdekjeprurëse ua morën jetën dhjetëra vizitorëve.

I pari, një sulm në Muzeun Bardo të kryeqytetit në mars të vitit 2015, la 22 të vdekur. Vetëm disa muaj më vonë, në qershor, 38 persona u vranë në një vendpushim në Sousse. /Telegrafi/