Ish-instruktorja e jogës e Adam Levine, Alanna Zabel e katërta nga pesë gratë që akuzoi këngëtarin e martuar të Maroon 5 për dërgimin e mesazheve flirtuese, pretendon se ai e trajtoi atë si “plehra të përdorura”.
“Kjo nuk ka të bëjë me një lidhje dashurie apo një tekst të çuditshëm, ka të bëjë me të qenit një qenie njerëzore e mirë”, tha Alanna Zabel, mësuesja personal e jogës e muzikantit nga viti 2007 deri në 2010.
“Miqtë nuk e trajtojnë njëri-tjetrin si mbeturina të përdorura, dhe kështu më trajtoi ai mua”, tha ajo.

Në fillim të kësaj jave, Zabel, 49 vjeç, akuzoi publikisht Levine, 43, se i kishte dërguar asaj një mesazh ku shkruhej: “Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty”.
Edhe pse ajo mendoi se mesazhi mund të kishte qenë i destinuar për të dashurën e tij në atë kohë, Zabel pretendoi se kjo çoi në një sherr fizik me të dashurin e saj të atëhershëm.
Në atë kohë, Zabel tha se po bëhej gati t’i bashkohej Maroon 5 në një turne tre mujor si instruktore e jogës së grupit, por ajo pretendon se Levine injoroi mesazhin e saj për atë që ndodhi, kurrë nuk kërkoi falje për dërgimin e ‘tekstit flirtues’ dhe e largoi nga koncerti em grupin e tij.

“Ndjeva se ne kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe ai më largoi gjatë një kohe thellësisht shqetësuese” tha ajo për DailyMail.
Akuzuesja e parë e Levine, një modele në Instagram me emrin Sumner Stroh, u bë virale pasi pretendoi se ajo kishte një lidhje me këngëtarin vitin e kaluar – gruaja e të cilit, Behati Prinsloo, është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.
23-vjeçarja pohoi se Levine u kthye në jetën e saj për të pyetur për emërimin e djalit të tij të ardhshëm pas saj.
Megjithëse artisti pranoi se “kapërceu kufirin”, ai mohoi se kishte tradhtuar fizikisht modelen e Victoria’s Secret, 34 vjeçe.
“Kur kuptova se Adami e kishte pyetur këtë ndikues nëse mund t’i vinte fëmijës së tij emrin e saj, e pashë atë në një këndvështrim krejtësisht tjetër dhe vendosa se më në fund ishte koha për ta ndarë këtë”, shpjegoi Zabel për akuzën.
“Nëse do të doja 15 minutat e mia të famës, do të kisha dalë në publik me këtë shumë kohë më parë”, tha ajo.
Ajo shpreson që muzikanti do të mësojë nga gabimet e tij tashmë shumë publike.
“Është e thjeshtë. Mos bëni hov. Mos i trajtoni gratë sikur janë të disponueshme ose se vlera e tyre bazohet vetëm në pamjen e tyre. Dhe për hir të Zotit, të lutem bëhu model për vajzat e tua të reja. Fëmijët mësojnë nga ajo që shohin shumë më tepër sesa nga ajo që u thuhet”, përfundoi instruktorja.
Levine ndërkohë nuk ka folur publikisht ende në lidhje me pretendimet e Zabelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës