LAJMI I FUNDIT:

Një grim perfekt për fundvit, grimerja Teuta Haziri – Iberdemaj sjell tendencat më të fundit

Një grim perfekt për fundvit, grimerja Teuta Haziri – Iberdemaj sjell tendencat më të fundit

Pa dyshim, që grimi mbetet pjesa më e rëndësishme pothuajse për secilën femër dhe posaçërisht kur kemi të bëjmë me ndonjë rast të veçantë.

Pasi jemi në prag të periudhës më të bukur të fundvitit dhe mbrëmjet festive nuk mungojnë, atëherë duhet të kemi një pamje sa më unike.

E një të tillë e sugjeron grimerja nga Peja, q, e cila përmes punës së saj na tregon se si të tërheqim vëmendje me një dukje elegante, e mbi të gjitha tërheqëse.

Klipi – 1
Fillimisht protagonistet e padiskutueshëm të make-up-it gjatë periudhës së ftohtë të dimrit janë sytë dhe buzët me kornize thjesht perfekte. Sipas grimeres, nëse pika juaj e fortë janë sytë dhe synoni të nxirrni në pah shikimin tuaj, atëherë pse të mos praktikojmë shkëlqimet me nuancë të argjendtë. Ajo gjithsesi që vazhdon me modifikimin e dimensioneve reale të syve fal aplikimit të paletës duke i dhënë një pamje retro-shik. Tutje, grimerja propozon këtë stil në mënyrën të rishikuar dhe rinovuar, falë ngjyrave shkëlqyese të praktikuara në qepallat e sipërme. Për qerpikët kujdeset fillimisht me maskar të cilësisë së mirë që ata të mos dëmtohen, ndërsa më pas vendos ata artificialë. Shpërndan fondatinën me anë të brushës adekuate. Fsheh dhe zonat e errëta nën sy me sfungjer duke bërë kështu që fytyra të duket edhe më e freskët.

Konturon më pas fytyrën për vija edhe më tërheqëse duke aplikuar kështu bronzerin, ndërsa vazhdon me dritë hijen e më pas dhe blushin. Për ato që pëlqejnë grimin e buzëve, fjala kyç qëndron të guxoni. Ngjyra që bën tendencën është sigurisht ajo që dallon nga të tjerat e pse jo gjatë festave të jetë një nudo me shkëlqim, në mënyrë që të përshtatet edhe me sytë. Por, grimerja pohon se ato mund t’i zgjidhni edhe në versionin mat, sipas preferencave. Femrat me romantike dhe me shije delikate mund të synojnë për ngjyrën rozë, ndërsa ato që pëlqejnë të luajnë me trendet mund të guxojnë për nuanca më të errëta.

Klipi -2
Mes të tjerash, ajo këshillon që gjithmonë të keni parasysh një stil përshtatës, ndërsa për natën e Vitit të Ri, mund të guxoni pak më tepër, gjithmonë duke kombinuar stilimin e flokëve me modelin e fustanit tuaj. Kjo ide që po praktikon vlen për flokë të gjatë, por edhe për të shkurtër, të mesëm dhe falë gërshetës që do të vendos në fund është një model glamour e mbi të gjitha e thjeshtë për tu realizuar.

Klipi – 3
Ky ishte sugjerimi i grimeres Teuta, një elegant, klasik dhe i përshtatshëm për t`u mbajtur si gjatë ditës ashtu dhe në darkë, e mbi të gjitha do të ndiheni komfor dhe e veçantë.

Kokat:
Model flokësh dhe grim për festat e fundvitit
grimi mbetet pjesa më e rëndësishme
Mbi të gjitha duhet të ndiheni komfor dhe e veçantë
Teuta Haziri-Iberdemaj – Grimere.