LAJMI I FUNDIT:

Me një fustan të pazakontë Margot Robbie vodhi vëmendjen në premierën e “Babylon”

Me një fustan të pazakontë Margot Robbie vodhi vëmendjen në premierën e “Babylon”

Ajo u shfaq në shoqërinë e nënës së saj dhe tani është e qartë se nga erdhi gjithë ajo bukuri dhe u shfaq në shoqërinë e saj

Robbie është zyrtarisht aktorja aktualisht më e paguar dhe shumica e konsiderojnë edhe yllin më të bukur të Hollywoodit.


Një ndër aktoret më të bukura, Margot Robbie këto ditë është e angazhuar me premierat e një ndër projektet e veta më aktuale të aktrimit, filmit “Babylon” nga i cili tashmë publiku ka pritje të mëdha, transmeton Telegrafi.

Në premierën solemne në Los-Angeles, Margot është shfaqur në tepihun e kuq me të ëmën, dhe ka veshur kreacionin më të bukur i cili bashkon kapelën me elegancën.

Tema e filmit në të cilin do të shohim aktoren më të paguar në vitin 2022 është Hollywoodi dhe jeta e punonjësve të filmit në momentet e kalimit nga filmi i heshtur në atë të zhurmshëm, ndërsa luajnë gjithashtu Brad Pitt, Olivia Wilde, Diego Calva e të tjerë.

Në premierat dhe tubimet e shumta me rastin e filmit të ri, Robbie shfaqet me veshje të ndryshme festive, ndërsa në premierën e filmit në Los Angeles, vendosi për një krijim interesant nga koleksioni i pranverës 2023 nga brendi ALAÏA, një stilisti nga Tunizia.

Krijimi sjell një prekje të Orientit të shërbyer në një mënyrë moderne. /Telegrafi/