Fushata e konceptuar nga artistja Theresa Wlokka, tregon imazhe të zonave më të seksualizuara të trupit femëror si kraharori, të shënuar me vizore matëse që tregon vlerën bazuar te sa prej kësaj zone “provokative” është mbuluar nga veshja.

Kjo matje e vlerës niset nga hamendësimet negative që shoqërojnë fundet e shkurtra dhe dekoltetë e theksuara. Të zbulosh pak do të thotë që je e ftohtë dhe nuk të intereson seksi, ndërsa të zbulosh shumë komunikon shthurje.


1426849911rosealake jpgfaqe

Vijëzimi i këtyre matësve të vlerave tregon sa arbitrare janë ato dhe sa absurde është të bësh hamendësime për një grua bazuar te sasia e copës që mbulon trupin e saj, shkruan revistaclass. Studentët e Shkollës së Advertising në Hamburg kanë ndihmuar për të krijuar këtë fushatë të fuqishme që do shihni më poshtë.

Një bluzë me jakë të hapur nuk do të thotë që ajo “po e kërkon”.

1426849875terredesfemmes jpgfaqe

Një fund i shkurtër nuk tregon që ajo është prostitutë.

Nëse vesh të sheshta nuk do të thotë që është aseksuale.

1426849875terredesfemmeswomansworthadcampaign jpgfaqe

/Telegrafi/