LAJMI I FUNDIT:

Një floktare shpjegon tri rregulla si t’i lani flokët që të mos bëhen shpejt të yndyrshme

Një floktare shpjegon tri rregulla si t’i lani flokët që të mos bëhen shpejt të yndyrshme

Floktarja Taylor nga Amerika, në profilin e saj në TikTok shpesh publikon këshilla dhe truqe kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve

Në një video, Taylor ka shpjeguar sekretin e larjes së flokëve që nuk do të bëhen të yndyrshme pas dy ditësh.


Duke qenë se është një proces që shumica e dinë dhe e praktikojnë, tiktokerja theksoi se ka ende nga ata që duan të dëgjojnë këshillat e saj.

– E di që gjithmonë është dikush që nuk di t’i lajë flokët në mënyrën e duhur, andaj këto këshilla të mia do t’u jenë të dobishme – e fillon ajo këtë video, shkruan “The Sun”, përcjell Telegrafi.

Rregulli i parë siç tregon Taylor është që, sidomos në dimër, uji me të cilin lani flokët nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, pra të jetë i vakët.

Rregulli tjetër është që flokët duhet të jenë plotësisht të lagur para se shampoja të prekë flokët tuaj.

– Shampo është e tretshme në ujë, që do të thotë se ka nevojë për ujë për të aktivizuar shkumën.

Këshilla e saj e radhës është të fokusohet vetëm në aplikimin e shamponit në rrënjët e flokëve.

Pas shamponi, ajo i shpëlan flokët dhe i shtrydh për t’i përgatitur për kondicionerin, i cili aplikohet në majat dhe në mes të flokëve, por jo në lëkurën e kokës.

Videoja e saj u bë virale me më shumë se 203,000 pëlqime.

 #healthyhair #madeandtaylored ♬ original sound – Taylor

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Për nënat
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime

Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Në çift
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!

Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!

Moda
Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar

Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar

Këshilla për prindër
Kalo në kategori