LAJMI I FUNDIT:

“Një ditë do t’i ndodhë Guardiolës”, Ancelotti reagon për shkarkimin e Gattusos

“Një ditë do t’i ndodhë Guardiolës”, Ancelotti reagon për shkarkimin e Gattusos

Trajneri i Real Madridit , Carlo Ancelotti ngushëlloi Gennaro Gattuson pasi italiani u shkarkua nga Valencia.

Gattuso dhe Valencia u ndanë javën e kaluar. Zyrtarisht, ish-mesfushori italian u largua nga klubi me marrëveshje të dyanshme.

Ancelotti, i cili drejtoi Gattuson në Milan për shumë vite, ngushëlloi ish-lojtarin e tij në një konferencë për shtyp të mërkurën.


Vendi i 14-të në tabelë, Valencia e shkarkon Gattuson
Lexo po ashtu Vendi i 14-të në tabelë, Valencia e shkarkon Gattuson

“Shkarkimi është pjesë e punës, duhet ta marrim parasysh”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.

“Mendoj se të gjithë janë përballur me të. Ndoshta, i vetmi përjashtim është Pep Guardiola, por nëse vazhdon të jetë trajner, do t’i ndodhë një ditë. Është pjesë e punës, jam shkarkuar shumë herë, por jam ende këtu. Ka gjëra më të këqija”, përfundoi italiani.

Gattuso dhe Ancelotti u takuan në Superkupën e Spanjës në fillim të janarit dhe në prag të ndeshjes, çuditërisht zbuluan se nuk janë më në marrëdhënie të mira duke mos folur me njëri-tjetrin për më shumë se një vit.

Ish-mesfushori italian fitoi dy herë Ligën e Kampionëve te Milani nën drejtimin e Ancelottit dhe e zëvendësoi atë si trajner i Napolit në 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori