LAJMI I FUNDIT:

Një ditë para mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të KiE-së, delegacioni i Kosovës e falënderon raportuesen Bakoyannis

Një ditë para mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të KiE-së, delegacioni i Kosovës e falënderon raportuesen Bakoyannis

Delegacioni i Kosovës është duke kryer përgatitjet e fundit për ditën e marte, ku në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të hidhet në votim raporti i Dora Bakoyannis, ku rekomandohet anëtarësimi i Kosovës në KiE.

Besnik Tahiri, pjesë e delegacionit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi, ku ka falënderuar raportuesen Bakoyannis për punën e bërë, transmeton Telegrafi.


“Takimi u mbyll me një diskutim të hapur mbi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Raportuesja Dora Bakoyannis prezantoi gjetjet kryesore të raportit. Ne, delegacioni i Kosovës e falënderuam për punën e madhe dhe qasjen e paanshme dhe profesionale në këtë detyrë sfiduese”, shkruan Tahiri në platformën “X”.

Sot gjatë ditës edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se janë duke kryer përgatitjet e fundit, dhe se nesër presin një votim të suksesshëm.

Nesër, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, voton rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE. Një votim i suksesshëm nesër pasdite do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit”, ka pohuar Gërvalla.

Përgatitjet e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Gërvalla: Një votim i suksesshëm nesër do të hapte rrugën për hapin final
Lexo po ashtu Përgatitjet e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Gërvalla: Një votim i suksesshëm nesër do të hapte rrugën për hapin final

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori