Modelja dhe influencerja e njohur, Georgina Rodriguez si duket po respekton traditat arabe edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo pas një videoje të publikuar në TikTok, me të cilën tregonte një ditë pune të aktiviteteve të saj dhe në përshkrim i saj ishte: Të punuarit në Ramazan.


Përveç kësaj, ajo e nisi videon e saj duke treguar se si është një ditë pune me të gjatë këtij muaji të shenjtë.

@georginagio

Trabajando en Ramadan ❤️

Pas, kësaj komentet ishin të shumta me deklaratën e saj, duke i thënë se Ramazani “nuk ishte për të” duke qenë se ajo ka një fe tjetër.

Rodriguez, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpalos jetën luksoze që bën në përditshmëri.

Snapinsta.app 431300966 650862650464170 871709655700314548 n 1080 Foto: Georgina Rodriguez / Instagram

Ajo u zhvendos për të jetuar në Riad së bashku me yllin e futbollistit Cristiano Ronaldo, pas transferimit të tij në ekipin Al-Nassr. /Telegrafi/