Poezi nga: Wislawa Szymborska
Përktheu: Maksim Rakipaj
Një dashuri e lumtur. Normale është kjo?
Serioze është kjo? E përse na u dashka?
Ç’i duhen botës dy qenie
që s’duan t’ia dinë për botën?
Janë ngritur tek njëri tjetri pa pasur asnjë meritë,
dy çfarëdo, mes një milioni, por të bindur
se kështu duhej të qe – përse ky shpërblim? Kot fare;
asnjë nuk na sqaron,
përse pikërisht këta të dy dhe jo të tjerë?
Ka drejtësi në këtë gjë? Jo.
Cenohen parimet e mbledhura me kujdes? Po.
Morali rrëzohet nga piedestali? Rrëzohet dhe bëhet copash.
Vështroni dy të lumturit:
të paktën të fshiheshin një çikë,
të shtireshin si të mërzitur, e kështu të ngushëllonin miqtë e tyre të paktën!
Dëgjo si qeshin – kjo është një fyerje.
Dhe ç’gjuhë flasin – nuk kuptohet duke i parë.
Dhe gjithë këto marifete, ojna e naze
këto gjëra të çuditshme që sajojnë dhe i bëjnë njëri tjetrit
kjo gjë duket si një komplot kundër njerëzimit!
Dhe ec e merre me mend ku do të përfundonim
sikur shembullin e tyre ta ndiqnin të gjithë.
Ku do të mbështeteshin fetë, poezitë,
kush do të kujtohej për to, nga se duhej hequr dorë,
kush do të rrinte më i mbyllur në qerthull?
Një dashuri e lumtur. A duhet se s’bën?
Edukata dhe arsyeja më shtrëngojnë të mbyll gojën
si para një turpi të padëgjuar në shkallët e larta të Jetës.
Lindin foshnje të mrekullueshme edhe pa ndihmën e saj.
Kurrë s’do t’ia dalë të popullojë tokën,
veçse, ashtu në të rrallë.
Kush nuk e njeh dashurinë e lumtur
le të ngrihet e të thotë se kurrkund nuk ka dashuri të lumtur.
Me një besim të tillë do ta ketë më të lehtë të jetojë dhe të vdesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/NATO2-780x439.jpg)
Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh
![Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kimi-780x439.jpg)
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Kur Bushi i tha Milosheviqit të mos gabojë me prek Kosovën: Si u përgatit “Kërcënimi i Kërshëndellave”?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/06/bush2-780x439.jpg)
Kur Bushi i tha Milosheviqit të mos gabojë me prek Kosovën: Si u përgatit “Kërcënimi i Kërshëndellave”?
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re