Një Chevrolet Stylemaster i vitit 1948, i harruar dhe i mbuluar nga dekada pluhuri, më në fund pa "larjen e parë të vërtetë"

Një Chevrolet Stylemaster i vitit 1948, i harruar dhe i mbuluar nga dekada pluhuri, më në fund ka parë dritën e diellit.
Ky sedan klasik, dikur simbol i bumit automobilistik pas Luftës së Dytë Botërore, u nxor nga magazinimi dhe mori larjen e parë të vërtetë pas më shumë se 70 vitesh, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht neglizhencës ndër vite, boja origjinale ishte ruajtur çuditërisht mirë, duke u zbuluar pak nga pak ndërsa shtresat e papastërtisë u shpëlanë.
Edhe gomat klasike u pastruan nga ekipi i detajimit, duke i dhënë jetë përsëri “kësa bukuroshe të vjetër”.
Me linjat elegante dhe ngjyrën e rikthyer, Stylemaster është një kujtesë e mrekullueshme e epokës së artë të makinave amerikane — dhe tani, ndoshta vetëm një hap larg restaurimit të plotë. /Telegrafi/


















































