Një burrë nga Ohio tha se një gabim që bëri gjatë blerjes së biletës së tij të zakonshme të lotarisë Rolling Cash 5 çoi në fitimin e një xhekpoti prej 291,000 dollarësh.

Burri tha se kishte ndërmend të blinte bileta me numrat e tij të zakonshëm për shtatë ditë rresht, por aksidentalisht bleu një biletë me numrat e tij të zgjedhur dhe gjashtë bileta tjera.


Një nga biletat fitoi çmimin prej 291,000 dollarësh.

“Ndonjëherë një gabim është mjaft i favorshëm", tha lojtari. /Telegrafi/