LAJMI I FUNDIT:

Një burrë amerikan u qëllua nga FBI, ‘pasi përgatiti një komplot për të bombarduar një spital’

Një burrë amerikan u qëllua nga FBI, ‘pasi përgatiti një komplot për të bombarduar një spital’

Një 36-vjeçar është vrarë në një konfrontim me agjentët e FBI-s pasi dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte një spital në Missouri me një bombë automjeti.

“Timothy Wilson ishte një ekstremist, pasi kishte shprehur urrejtje racore, fetare dhe antiqeveritare”, tha FBI.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte në plan edhe disa objektiva të tjera, përfshirë një shkollë me një numër të madh nxënësish, një sinagogë dhe një xhami.

Kur më në fund u vendos në një spital, thotë FBI, ai ndërmori hapat e nevojshëm për të marrë materiale thelbësore për ndërtimin e një pajisje eksplozive.

Wilson, i cili ishte i armatosur, u plagos kur agjentët e FBI-s u përpoqën ta arrestojnë atë të martën në qytetin Missouri në Belton, ndërsa arriti të merrte atë që ai e mendonte se ishte një ‘pajisje shpërthyese e improvizuar’.

“Nuk të vërtet nuk kishte bombë të vërtetë”, thotë FBI.

Komploti i dyshuar ishte me sa duket përgjigje kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, sipas NBC News. /Telegrafi/