Të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës.

Rastin e ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës.


Sipas tyre, i burgosuri M.K., është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.