LAJMI I FUNDIT:

Një brazilian që ka lojtar të preferuar argjentinasin, Estevao: Më pëlqen Neymar dhe Ronaldo, por Messi është idhulli im

Një brazilian që ka lojtar të preferuar argjentinasin, Estevao: Më pëlqen Neymar dhe Ronaldo, por Messi është idhulli im

Estevao është një talentet më të mëdhenj brazilian dhe e ardhmja e tij pritet të jetë shumë e ndritur.

Anësori i skuadrës braziliane Palermias do t’i bashkohet Chelseat në verë, derisa ka filluar të lë gjurmë në Brazil.

17-vjeçari ka thënë se prefernca e tij në futboll është Lionel Messi, pasi luajnë në të njëjtën pozitë.


“Më pëlqen shumë edhe Neymar , Cristiano Ronaldo . Por referenca ime është Lionel Messi për gjithçka që ai ka bërë për futbollin. Mënyra se si ai luan dhe çfarë bën jashtë fushës është një djalë që duhet ta shikoj gjithmonë. Dhe sigurisht, edhe për mua të qenurit majtak si ai më bën që ta kem favorit”, ka thënë Estevao për The Guardian.

“Disa njerëz lindin me talent, të tjerët duhet të punojnë shumë. Shembuj të mirë janë Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi ka talentin, Ronaldo punën. Unë i kërkoj të dyja. Talent dhe përkushtim. Sot në futboll duhet t’i përkushtohesh vetes , duhet të mbani një orar, të stërviteni, të udhëtoni, të kujdeseni për veten tuaj, pa përkushtim nuk mund të arrini askund”, deklaroi talenti brazilian.

Nofka e famshme e Estevaos është ‘Messinho’ ose ‘Messi i vogël’ që iu dha falë ngjashmërive në stilin e lojës mes tij dhe gjeniut argjentinas.

Chelsea nënshkroi Estevao për 34 milionë  euro derisa ai do të jetë pjesë e ekipit të parë duke filluar nga korriku i 2025.

Anësori i djathtë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 32 paraqitje për Palmeiras këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori