LAJMI I FUNDIT:

Një avokat nga SHBA i futi gruas së tij shtatzënë një pilulë aborti në pije, përfundoi në burg

Një avokat nga SHBA i futi gruas së tij shtatzënë një pilulë aborti në pije, përfundoi në burg

Avokati nga Teksasi, Mason Herring, u deklarua fajtor për helmimin e gruas së tij shtatzënë, domethënë për “mbjelljen” e pilulave të abortit në pijen e saj.

Siç raportohet ai u dënua me 180 ditë burg, por gruaja e tij Catherine Herring, tha në gjykatë të mërkurën se mendonte se dënimi nuk ishte mjaft i rëndë, transmeton Telegrafi.

Përkundër tentimit që bëri burri i saj, Catherine nuk e humbi foshnjën, por vajza e tyre tanimë njëvjeçare, u lind me disa probleme shëndetësore.


“Unë nuk mendoj se 180 ditë janë të mjaftueshme për përpjekje të shumta për të vrarë fëmijën tuaj”, tha Catherine, sipas Associated Press.

Incidenti kishte ndodhur në vitin 2022 dhe siç thuhet 39-vjeçari kishte futur vazhdimisht ilaçe që ta nxiste abortin e gruas së tij, me të cilën ai ishte i martuar për 11 vjet.

Gruaja ishte në pritje të fëmijës së tretë.

Padia pretendon se çifti jetonin të ndarë në atë kohë, por se ata po ndiqnin terapinë në çift. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori