Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, të martën rreth orës 20:00.


Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/